U bë gati për mbrëmjen e Maturës, vajza nuk pranohet për një arsye prekëse
Ajo kishte bërë gjithçka gati, kishte kohë që po priste të shkëlqente në mbrëmjen që çdo maturant mezi e pret.
Laitha-Jayde Trimble, 16 vjeçe përfundoi shkollën katolike St Edmund në Dover dhe ishte shumë e entuziazmuar për të shkuar në festë me motrën e saj, por u ndje shumë keq kur iu kërkua të kthente biletën.
Nëna e saj, Kelly Rodgers zbuloi se shkolla e përjashtoi pasi ka çrregullime emocionale dhe ankth shoqëror.
Ata që vuajnë nga EDD kanë zemërim, veprime agresive dhe probleme me sjelljen.
E gjitha kjo erdhi pasi 16-vjeçarja u raportua se kaloi pjesën e madhe jashtë shkollës ngaqë ngacmohej shpesh aty.
Ndonëse ajo u ndalua të shkonte në festë, motra e saj Rhiall nuk pati probleme.
Ky lajm ka bërë bujë në mediat sociale dhe kanë qenë të shumtë ata që kanë kritikur organizatorët e mbrëmjes së maturës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



