E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U dhunua dhe u arrestua nga policia, sot lihet i lirë Sahit Dollapi
Lajme

U dhunua dhe u arrestua nga policia, sot lihet i lirë Sahit Dollapi

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, u arrestua në mënyrë të dhunshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përpara godinës së Parlamentit gjatë protestës së opozitës.

Pasi u mbajt për rreth 2 orë në ambientet e Policisë, Sahit Dollapi u shoqërua me një autoambulancë në ambientet e Spitalit të Traumës.Sait-Dollapi-dhuna

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, mësohet se Dollapi është lënë i lirë.

Dollapi ka deklaruar se është dhunuar barbarisht nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe ka kërkuar ndihmë më të specializuar në ambientet spitalore. Autoambulancën, që shoqëroi Sahit Dollapin, mësohet se e shoqëruan edhe katër grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Dollapi u zgjodh Sekretar Organizativ i PD-së në janar të këtij viti dhe ka udhëhequr të gjitha protestat e organizuara nga opozita, nga 16 shkurti dhe në vazhdim. Gjatë qeverisjes së PD-së, Dollapi ka mbajtur detyra të rëndësishme administrative, përfshirë ato të drejtorit të ÇEZ-it dhe UKT-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.