E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U gjet i vdekur në kanal, ndalohet shoferi që aksidentoi të riun dhe e la aty
Lajme

U gjet i vdekur në kanal, ndalohet shoferi që aksidentoi të riun dhe e la aty

Ndalohet drejtuesi i mjetit, që dyshohet se aksidentoi me makinë të riun në Fier, të cilin e gjetën të vdekur në kanalin buzë rrugës.

Policia e Fierit bën me dije se ka ndaluar shtetasin A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.

“Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan. Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja”- njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.