E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U gjet pas 8 ditësh i vrarë në banesë, 46-vjeçari ka qenë në Kosovë, i është mbajtur edhe pasaporta.
Lajme

U gjet pas 8 ditësh i vrarë në banesë, 46-vjeçari ka qenë në Kosovë, i është mbajtur edhe pasaporta.

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me 46-vjeçarin, i cili sipas policisë së Vlorës, dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima Altin Alikaj para disa kohësh ka qenë në Kosovë dhe mësohet se i është mbajtur pasaporta dhe më pas në Shqipëri është kthyer ilegalisht.

Ndërkohë një tjetër detaje që del në dritë është fakti se pas vrasjes, 46-vjeçarit i është marrë edhe telefoni.

Sipas policisë, në trupin e Alikajt janë konstatuar dëmtime, të ngjashme me ato të shkaktuara nga një armë zjarri. 46-vjeçarit kishte plagë në shpatull në krahun e zemrës si dhe fraktura në kokë.

Altin Alikaj u gjet i pajetë nga nëna e tij, pasi prej tetë ditësh rezultonte i humbur.

Vlorë/Informacion paraprak

Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.