U godit me top në kraharor në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari
Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën gjatë një loje kalçetoje.
Sipas informacioneve zyrtare, 42-vjeçari, i identifikuar me inicialet B. R., banues në Vlorë dhe rezident në Gjermani, është goditur me top në pjesën e kraharorit gjatë lojës. Menjëherë pas goditjes, ai është rrëzuar në fushë, duke pësuar gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë transportit me ambulancë për në spitalin e Vlorës, 42-vjeçari ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore, autoritetet dyshojnë se viktima ka pësuar një atak kardiak.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 25.12.2025 dhe se specialistët kanë referuar materialet për vlerësim të mëtejshëm të rastit, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



