E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“U kap mat” duke u takuar me Ballën/ Reagon Basha: Videoja është montazh
Politikë

“U kap mat” duke u takuar me Ballën/ Reagon Basha: Videoja është montazh

Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, i cili rezulton ende në detyrë në gjykatë, është “kapur mat” duke u takuar me kreun e Grupit Parlamentar të PS-ësë, Taulant Ballën.

Videoja e takimit të tij në një apartament të një mikeshe të përbashkët, në 3 dhjetor të 2022-shit u publikua mbrëmjen e djeshme në medias.

Por sot ka ardhur një reagim nga Lulzim Basha. Ai justifikohet duke e cilësuar videon si montazh qesharak që i shërben përçarjes së demokratëve.

Sipas tij, takimi i tij me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së është një sajesë e minutës së fundit dhe një gënjeshtër e dalë boje.

“Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Lulzim Basha përflitet për bashkëpunim me Taulant Ballën. Që prej marrëveshjes së 17 majit të 2017-ës, dy eksponentët politikë janë aluduar se takohen shpesh me njëri-tjetrin./ CNA.al

“U kap mat” duke u takuar me Ballën/ Justifikohet Basha:
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.