U kap me 18 kg kanabis, dënohet me burg shoferi shqiptar në Austri
Një shqiptar 30-vjeçar u dënua nga gjykatat e landit të Klagenfurtit në Austri me tre vjet e gjysmë burg.
Trafikanti shqiptar u arrestua në muajin shtator, teksa u kap me 18 kg kanabis, të cilën ai po e sillte me makinën e tij nga Italai në drejtim të Austrisë.
I pandehuri e pranoi fajin, duke sqaruar edhe rrethanat pse ai e ndërmori udhëtimin fatal.
Sipas asaj që raporton, gazeta “Kurier”, ai kishte njohur një person në Shqipëri që i kishte ofruar 5 mijë euro për të transportuar drogën, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të shoferit.
Sipas ligjit austriak, gjykata mund ta dënojë një trafikant droge deri në 15 vjet burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



