U kap me 4 kg heroinë , 29-vjeçari habit gjykatën me deklaratën e tij
Bledar Shqarthi është 29-vjeçari, i cili u kap pak ditë më parë në portin e Durrësit me 4 kg lëndë narkotike të tipit heroinë.
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi për Shqarthin masën e sigurisë arrest me burg pa afat.
Ai nuk pranoi të fliste në gjykatë duke deklaruar se do të jepte shpjegime një moment të dytë.
Mendohet se ai kryente rolin e korrierit për drogën që kishte si destionacion Italinë dhe paguhej rreth 2000 euro.

Në vlerë tregu lënda narkotike kapte vlerën e 80.000 eurove.
Droga u zbulua nga qeni Antidrogë në një kamion me targa AA 519 TJ që priste të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



