E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kapën me 225 km në orë, dy kosovarët i morën me qira në Zvicër makinat luksoze
Publik News

U kapën me 225 km në orë, dy kosovarët i morën me qira në Zvicër makinat luksoze

Dy automjetet, njëra “Lamborghini” dhe tjetra tip “BMW”, siç bëjnë me dije mediat zvicerane, ishin marrë me qira në Schuebelbach dhe në kantonin Schwyz të Zvicrës. Dy shtetasit me origjinë nga Kosova dhe banues në Zvicër u konstatuan dy ditë më parë duke garuar me shpejtësi marramendëse prej 225 km/h. Pas ndalimit nga policia, ata u ndëshkuan vetëm e gjobë.

Në këtë mënyrë janë njoftuar shërbimet policore në Vlorë, të cilët kanë ndëshkuar dy drejtuesit e mjeteve. Më konkretisht, shoferi i automjetit ‘Lamborghini’, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë, ndërsa drejtuesi i mjetit tip ‘BMW’ shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë”, sqaroi Policia.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, janë konstatuar me radar, nga shërbimet e Policisë Rrugore, dy automjete, një “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi B. S., nga Tirana, i cili qarkullonte me shpejtësi 194/km/h dhe një “Benz” që drejtohej nga një shtetas kosovar M. I., me banim në Zvicër, i cili qarkullonte me shpejtësi 191 km/h.

“Të dy drejtuesit e mjeteve nuk i kanë ndaluar patrullës së Policisë Rrugore me radar, por janë kapur nga shërbimet e Policisë Vlorë dhe janë ndëshkuar me masë administrative me nga 48.000 lekë të rinj secili”, sqaron Policia e Shtetit. Gjithashtu, në rrugën interurbane TiranëDurrës, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar me radar, mjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi B. K., nga Tirana, i cili qarkullonte me 160 km/h.

Drejtuesi është ndëshkuar me 10.000 lekë të rinj gjobë, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje pikësh nga patenta. Gjatë kontrolleve në 48 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 64 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.