E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U  paguan 10 mijë euro për shoferin e  “Toyota Auris”, u ndërhy për shortin në gjykatën e Tiranës
Lajme

U paguan 10 mijë euro për shoferin e “Toyota Auris”, u ndërhy për shortin në gjykatën e Tiranës

Zbardhen detaje të reja nga dosja Toyota Auris që coi në arrestimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka dhe shpalljen ne kërkim të ish-ofeceres gjyqësore, Erjona Daupaj, avokatit Radovan Cela dhe biznesmenit Astrit Vladi.

Burime të besuara thanë për VNA se në momentin kur prokuroria e Tiranës dërgoi poër gjykim dosjen penale ndaj Elvis Vladit dhe persona të tjerë të dyshuar për shumën prej 3.4 mln euro që u sekuestruan në Portin e Durrësit të fshehura në dy automjete, u ndërhy në hedhjen e shortit me qëllim që të përcaktohej gjyqtari që do të mund të finalizonte dhe firmoste vendimin në favor të të padehurve.

Burimet bëjnë me dije se Erjona Daupaj kërkoi shumën prej 10mijë eurosh për t’ia dorëzuar një përfaqësuesi të prokurorisë, me qëllim që të ndërhynte tek punonjësit e gjykatës, me qëllim që cështja ti caktohet 2 gjyqtarëve, emrat e të cilëve ishin dakordësuar me herët mes avokatit Radovan Cela që mbronte interesat e Elvis Vladit dhe vëllait të këtij të fundit shtetasit Astrit Vladi. Nga verefikimet e dosjeve ka rezultuar se dosja është gjykuar nga njëri prej gjyqtarëve, që përmend Daupaj në bisedat në aplikacionin Sky Ecc me avokatin Radovan Cela. Për dosjen e bujshme Toyota Auris u dënua vetëm Elvis Vladi për akuzën e mosdeklarimit në kufi të shumën prej 3.4 mln euro, në një kohë që dukshëm faktet flisnin për një grup kriminal që sillte në Shqipëri paratë që rridhnin nga veprimtaria kriminale.

Lidhur me këtë cështje, Prokuroria e Posacme është duke vijuar hetimet pasi ka dyshime se të përfshirë janë edhe prokurorë e gjyqtarë të tjerë, të cilët kanë pranuar para në këmbim të mbylljes së cështjes në favor të të pandehurve. Deri më tani SPAK ka mundur të sigurojë prova që Aurel Zarka ka ndikuar në të paktën 8 cështje hetimore dhe për këtë ka bashkëpunuar me 3 persona e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.