E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U panë të dy në takim, Halit Valteri tregon pse ishte krah ministres Spiropali në Kamëz: E thirra për një problem! S’është turp të takosh kolegët e PS
Publik News

U panë të dy në takim, Halit Valteri tregon pse ishte krah ministres Spiropali në Kamëz: E thirra për një problem! S’është turp të takosh kolegët e PS

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri zhvilloi para disa ditësh një takim me banorët e Kamzës, por në takimin që ai kishte thirrur, u pa dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

I pyetur për këtë episod, Valteri tha në Report tv se e kishte thirrur ministren për një problem që kishin banorët e Kamzës, duke shtuar se nuk është turp të takohesh me kolegë që janë kundërshtarë politikë.

Ai tha se të tjerët bëjnë takime me kundërshtarët e tyre politikë fshehurazi, pa e bërë publike në media.

Pyetje: Në një nga takimet tuaja z.Valteri, u patë me ministren Spiropali, pse ishit bashkë cila ishte arsyeja?

Valteri: Është deputete e zonës së Kamzës dhe unë jam prej 1 vit e gjysëm në atë zonë që kam aktivitet, kam miqësi shoqëri dhe rreth familjar. E thirra në takim sepse disa banorë kishin probleme me diçka në atë zonë që nuk ishte lënë pas dore prej vitesh, dhe mua më intereson që të mbarohet puna. Dua që si të jem deputet si të mos jem të shkoj prapë të pi kafe atje. Nuk është turp që të takohesh me një koleg, edhe nëse është i majtë. Ata rrrinë të gjithë bashkë me njeri-tjetrin por nuk e thonë në televizion. Edhe të garosh për PS nuk është turp. Kur bëjmë ne ndonjë marrëveshje në parlament quhet tradhëti, kur bën Luli marrëveshje me Ramën quhet “ashtu është një muhabet”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.