E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U plagos gjatë protestës së PD-së, Ardi Veliu viziton punonjësin e FNSH-së në spital
Lajme

U plagos gjatë protestës së PD-së, Ardi Veliu viziton punonjësin e FNSH-së në spital

Drejtori i Përgjithshëm i  Policisë së Shtetit Ardi Veliu,  vizitoi në Spitalin e Fierit, punonjësin e FNSH-së të  lënduar paraditen e sotme  në protestë në vendin e quajtur “ETC” Fier.

Efektivi i policisë është plagosur gjatë tensioneve me protestuesit e Partisë Demokratike paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Polici u qëllua në kokë me gurë.

Veliu u informua nga ekipi mjekësor se gjendja shëndetësore  e punonjësit të Policisë është stabilizuar.
Ai i uroi shërim të shpejtë punonjësit të policisë, si dhe falënderoi ekipin mjekësor për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar.

Lex

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.