U qëllua me plumb në kokë te “Myslym Shyri” ndërron jetë në spital
Nuk ka mundur dot te mbijetoje i riu qe u qellua dje me armë zjarri në kokë teksa punonte ne nje vile te rruga “Myslym Shyri” ne kryeqytet.
“News 24” raporton se i riu 26 vjecar ka nderruar jete ne Spitalin e Traumës ne Tirane, ku dje u transportua ne gjendje kome.

Behet fjale per shtetasin Indrit Çelaj, nga Mallakastra, me profesion teknik kondicioneri, montimesh, riparimesh e aspirimesh të ambienteve.
Ai ka qenë duke punuar për kondicionimin e një vile 3-kateshe që ndodhet pranë një blloku pallatesh mes rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës tha se i dyshuari është shtetasi me iniciale L. V., që mendohet se është kolegu i të plagosurit, megjithëse ende nuk është saktësuar pozicioni i tij. Për të saktësuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, duhet dëshmia e Indrit Çelajt, që duket thuajse e pamundur për shkak të gjendjes së tij kritike.
Nga ana tjetër, Policia ende nuk ka gjetur një dëshmitar tjetër për të rrëfyer ngjarjen, pasi mendohet se në momentin kur ka ndodhur plagosja, në ambientet e objektit që ishte në rikonstruksion e sipër, ndodheshin vetëm i dëmtuari dhe autori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



