U rrëzua nga biçikleta, vdes në vend 67-vjeçari në Tiranë
Një 67-vjeçar ka humbur jetën pak minuta më parë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda”, në zonën e pallatit me Shigjeta, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë, 67-vjeçari ka ndërruar jetë.
NJOFTIMI:
Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



