E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shpërthen granata duke luajtur, humb jetën i mituri, plagoset edhe një 5-vjeçar. Policia jep detajet
Publik News

U shpërthen granata duke luajtur, humb jetën i mituri, plagoset edhe një 5-vjeçar. Policia jep detajet

Policia njofton se si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën 6-vjeçari A.Ll., i cili fillimisht është plagosur rënë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe 5-vjeçari A.L.

Granta, me të cilën fëmijët ishin duke luajtur gjendej në shtëpinë e shtetasit R.Ll.

Informacion paraprak

Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në  oborrin e banesës   së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë  të vjetër,  ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.  Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital,  ndërsa shtetasi  A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.