E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U tha se pas 9 vitesh ndarje, po kalonte pushimet me ish-të dashurën! Stresi tregon të vërtetën
Publik News

U tha se pas 9 vitesh ndarje, po kalonte pushimet me ish-të dashurën! Stresi tregon të vërtetën

Shkak për këto aludime u bënë disa foto, ku dukej se të dy kishin zgjedhur Brezovicën për të kaluar pushimet.

Stresi dhe Enxhi publikuan foto nga i njëjti restorant dhe të gjithë menduan se pas 9 vitesh të ndarë, ata ishin sërish bashkë.

Megjithatë, këto fjalë i ka hedhur poshtë Stresi me anë të një postimi në Instagram, ku tregon se e gjitha ishte një rastësi dhe nuk duhet që njerëzit të përfitojnë në këto gjëra.

” Kur njerëzit përfitojnë nga rastësia dhe situata unë ju them inati ju shtoftë edhe ma shumë”- shkruan reperi në një postim nga Brezovica.

 

Prej vitesh ish-agjentja e infiltruar në “Big Brother” dhe Stresi patën një lidhje, e cila përfundoi 9 vite më parë.

Tani Stresi po përpiqet të rifitojë sërish zemrën e Keisit dhe ditën e sotme e uroi edhe në Instagram për ditëlindje.

Ndërsa Enxhi, një vit më parë deklaroi lidhjen e saj me të fejuarin, i cili jeton në Mbretëri të Bashkuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.