E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“U tmerrua nga lajmet për Olsin”, Berisha zbulon përse SPAK mësyu sot në Bashkinë e Tiranës!
Lajme

“U tmerrua nga lajmet për Olsin”, Berisha zbulon përse SPAK mësyu sot në Bashkinë e Tiranës!

Ish kryeministri, Sali Berisha në fjalimin e tij nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest me burg”, deklaroi se kryeministri Edi Rama është tmerruar nga lajmet për lidhjet e vëllait të tij, Olsi Rama, me krimin.

Sipas Berishës, arsyej përse SPAK-u mësyu në Bashkinë e Tiranës, pikërisht sot, është sepse donte të hiqte vëmendjen dhe të ulte denoncimin që po bëhet ndaj vëllait të tij, Olsi lidhur me çështjen e Xibrakës.

“Edi Rama sot mori atë që meritonte. Një javë më parë, ai në Opinion do t’i shtrembërohej fytyra dhe do nxirrte fjalë që vetëm ai mund të nxjerrë, kur moderatori i rikujtoi akuzën për Olsi Ramën në dosjet e hetimit.

Fyeu me fjalët që vetëm ai i ka të vetëm, kryetarin e grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj fjalë për fjalë: a je burrë, më prit në Opinion javën që vjen, të të faktoj me dokumente zyrtare se cili është Olsi dhe roli i tij.

Sonte, pas përpjekjeve që bëri për të dështuar emisionin, ka ngritur në këmbë polici dhe spiunë. Por shqiptarët do e shohin se kush është Edi Rama, se ç’përfaqëson klani Rama, se ç’përfaqëson drejtësia e tij. Shqiptarët me dokumente do shohin se pushteti i tyre nisi me drogën dhe do sosë me drogën gjer në përmbysjen e ardhshme.

Të dashur miq, i shastisur nga lajmet e drogës, në të cilat dosje hetimore faktonte se njeriu i paidentifikuar, 45-vjeçari me flokë të shkurtra dhe surrat Olsi, ishte vëllai i tij, urdhëroi Dumanin e tij të presë ca koka turku në mënyrë që publiku shqiptar të mos përqendrohen tek Olsi sonte, por të merren me Qaton dhe stër-Qaton.

Të dashur miq, fatkeqësitë këtij kombi dhe asnjë kombi tjetër, nuk i vijnë nga poshtë lart, por i vijnë nga lart poshtë. Fatkeqësitë nuk vijnë nga qytetarët, por vijnë nga pushtetarët hajdutë. Nga pushtetarë që vjedhin dhe i shtypin. Kjo është historia”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.