U tregoi kushërinjve pistoletën e babait, arrestohet 17-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar sot shtetasin E.B. 17 vjeç, pasi në banesën e tij është vetëplagosur shtetasi G.B. me një armë zjarri.
Sipas policisë ne vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pistoletë me një krehër dhe tre fishekë në të. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- E.B., 17 vjeç, banues në fshatin Lisnajë Peqin.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasi G.B., 16 vjeç (të cilët ishin shok me njërin – tjetrin,) i cili është dërguar në spitalin e traumës Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ne vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pistoletë me një krehër dhe tre fishekë në të.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.
***
DETAJE/ Po u tregonte pistoletën e babait kushërinjve, plagos veten 15-vjeçari
Plagos veten me pistoletë, në gjendje kritike adoleshenti. Një 15-vjeçar ka plagosur veten aksidentalisht mbrëmjen e së hënës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është në rrezik për jetën.
Policia bën me dije se, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj të Peqinit, ku në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë. Adoleshenti u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Mjekët bëjnë të ditur se, i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht bëhet e ditur se, 15-vjeçari kishte marrë armën (që dyshohet se i përket babait të tij), fshehurazi me qëllim për ta parë, por duke mos e njohur armën, ai ka kryer shkrepje të paqëllimshme. Për këtë arsye plumbi e ka kapur në gjoks.
Ndërkohë, grupi hetimor pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes”, bëhet e ditur nga policia.
Grupi hetimor ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën ka plagosur vetën 15-vjeçari. Ndërkohë në momentin e ngjarjes, G.B., ndodhej në banesën e tij i shoqëruar nga dy kushërinjtë e mitur kurse prindërit e tij mësohet se ndodhen në emigracion në Greqi.
15-vjeçari jetonte me gjyshërit dhe dyshohet se ai ka dashur t’u tregojnë armën dy kushërinjve në momentin që ka ndodhur shkrepja e paqëllimshme. Dy kushërinjtë e mitur të 15-vjeçarit janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje në prani të psikologe. Mësohet se kanë qenë pikërisht dy kushërinjtë 16-vjeçari E. Tolaj dhe 17-vjeçari A. Bici, që e kanë dërguar të plagosurin në spital.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



