E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U vra me atentat në Vlorë, zbardhen ngjarjet ku ishte implikuar Kristian Marku
Lajme

U vra me atentat në Vlorë, zbardhen ngjarjet ku ishte implikuar Kristian Marku

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi  që mbeti viktimë sot në autostratën Fier-Vlorë, dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rreshen, Mirditë, ku pati të shtena me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R… Veprat penale të konsumuara: “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me fishekë në të. Hodhi nga dritarja e automjetit që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo shërbimet e Policisë e sinjalizuan për të ndaluar. Vihen në pranga 28-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, procedohen në gjendje të lirë, për moskallëzim të krimit, 4 pasagjerët në këtë automjet.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte me automjet posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Tentativa”. Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar automjetin që drejtonte shtetasi K.M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28-vjeçari: shtetasit E.R., 40 vjeç, banues në Mamurras; A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras; B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë; Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, njofton Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.