U vra me thikë nga burri, trupi i 40-vjeçares do të transportohet në Shqipëri
Një emigrant shqiptar për shkak se ishte xheloz vrau me thikë gruan e tij në Greqi.
Kjo e fundit ndërroi jetë në spitalin e Zakinthos, si pasojë e plagëve të marra nga thika në fyt dhe në gjoks.
Mediat greke kanë publikuar emrin dhe foton e 41-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e së dielës, 30 korrik në Zakinthos të Greqisë.
Viktima e ndjerë ishte Lonora Serina.
Protothema.gr raporton se trupi i 40-vjeçares do të transportohet në Shqipëri dhe se funerali i Lonorës do të behet te premten, 5 gusht.
Xhelozia e sëmurë duket se ka qenë arsyeja e vrasjes tragjike të shqiptares në Greqi,
51-vjeçari dyshohet se ka dhunuar viktimën prej kohësh dhe për pasojë, 40-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



