E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U zhduk 17 muaj më parë, gjendet në Greqi trupi i pajetë i shqiptarit
Publik News

U zhduk 17 muaj më parë, gjendet në Greqi trupi i pajetë i shqiptarit

Trupi i shqiptarit 36-vjeçar, Laert Beqajt, i cili rezultonte i zhdukur prej 17 muajsh është gjetur tre ditë më parë në një zonë shkëmbore Andro.

Mediat fqinje raportojnë se skenarët për zhdukjen e shqiptarit në mesnatën e 8 prillit 2019 ishin të shumtë, por ende nuk janë konfirmuar.

Sipas detektivit privat, George Tsoukalis, i cili udhëhiqte hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tha se trupi i shqiptarit fatkeq, u pa në një zonë shkëmbore pranë plazhit dhe u identifikua në një laborator.

Sipas hetimeve një ditë para hapjes së lajmit për zhdukjen e tij, një burrë, i cili ishte në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, ra në det.

laerti

Por sikurse përmendet në raport deri më sot, askush nuk i kishte kërkuar gjurmët e personit që u hodh në det, pasi ky njeri ishte me identitet të panjohur dhe nuk kishte asnjë ndikim në Rojet Bregdetare ose në ndonjë Autoritet tjetër.

Kamera e sigurisë së anijes e kishin regjistruar njeriun që ra në det dhe pas vëzhgimit të tyre dhe pasi u panë rrobat e tij dhe nga dëshmitë e udhëtarëve, rezultoi se ky njeri ishte Laerti.

Laert Beqaj u pa për herë të fundit natën e 8 prillit 2019, kur ai shkoi në një servis për të riparuar motorin e tij, me mekanikun, që ishte edhe shok i tij. Por servilin e kishin gjetur të mbyllur dhe më pas ishin larguar duke ecur bashkë dhe diku në Rrugën Heraklion rrugët e tyre u ndanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.