E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Udhëheqësit e G7 dënojnë sulmin rus në qendrën tregtare në Ukrainë: Putin ka kryer krime lufte
Publik News

Udhëheqësit e G7 dënojnë sulmin rus në qendrën tregtare në Ukrainë: Putin ka kryer krime lufte

Udhëheqësit e G7 kanë dënuar sulmin rus mbi qendrën tregtare në Ukrainë, duke e cilësuar atë si të neveritshëm.

“Ne, udhëheqësit e G7, dënojmë solemnisht sulmin e neveritshëm në një qendër tregtare në Kremenchuk. Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte. Presidenti rus Putin dhe ata që kanë kryer sulmet do të mbajnë përgjegjësi. Ne nuk do të pushojmë derisa Rusia të përfundojë luftën e saj mizore dhe të pakuptimtë kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Të paktën 13 persona kanë vdekur deri më tani në sulm dhe 58 persona janë plagosur, sipas zyrtarëve ukrainas. Në një adresë video të postuar më herët të hënën, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se rreth 1,000 njerëz mund të kenë qenë në ndërtesë kur u godit.

Sulmin me raketa në qendrën tregtaree ka cilësuar edhe  Zelensky , akt terrorist

1

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar sulmin në një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk si ‘një nga aktet terroriste më të frikshme në historinë evropiane’.

“Qytet i qetë, qendër tregtare e zakonshme, gra, fëmijë, civilë të thjeshtë. Rreth 1 mijë njerëz ishin atje përpara se të shpallej sulmi ajror. Vetëm terroristët krejtësisht të pamatur, të cilët nuk kanë vend në tokë, mund të godasin me raketa një objekt të tillë”, u shpreh Zelensky në fjalimin e mbrëmjes.

Presidenti ukrainas theksoi se sulmi ishte i qëllimshëm.

“Ky nuk është një goditje e gabuar e raketave. Ky është një sulm i planifikuar rus në këtë qendër tregtare. Operacioni i shpëtimit vazhdon, por duhet të jemi të vetëdijshëm se humbjet mund të jenë të konsiderueshme”, u shpreh ai.

Presidenti ukrainas tha se mjekët ishin dërguar nga Kievi për të ndihmuar në trajtimin e të plagosurve dhe dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e atyre që kishin vdekur. Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të ndjekin paralajmërimet nga autoritetet. “I kërkoj të gjithëve, sa herë që dëgjoni sirenën e alarmit të ajrit – ju lutemi shkoni në strehë. Mos e injoroni. “Rusia nuk do të ndalet para asgjëje”, përfundoi Zelensky.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.