E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Udhëtimi në “shengen” / Tani duhet të jesh i pasur të kalosh kufirin.
Lajme

Udhëtimi në “shengen” / Tani duhet të jesh i pasur të kalosh kufirin.

    Ja 4 rregullat e reja për të udhëtuar në BE
Qytetarët shqiptarë nuk do të jenë më aq të lirë për të lëvizur në zonën Shengen nëse nuk plotësojnë disa kritere e rregulla të reja të vendosura së fundi. Bëhet fjalë për katër kushte kryesore të përcaktuara në një urdhër apo plan masash që ka firmosur së fundi drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

KATËR KRITERET

Urdhri që ashpërson kriteret dhe masat në kufi është firmosur më datën 1 gusht 2017 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe mban nr. 805, me numër protokolli 5792.

Mësohet se urdhri në fjalë është lëshuar pas ultimatumeve të zyrtarëve të qeverisë franceze ndaj qeverisë shqiptare, por edhe pas mesazheve e shqetësimeve që ambasadorja e Francës i përcolli direkt Drejtorit të Policisë së Shtetit gjatë takimeve me të në muajin korrik.

Kështu, sipas urdhrit të Drejtorit të Policisë, çdo shqiptar që kalon kufirin duhet t’i tregojë policit shqiptar adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë. Kriteri i dytë është ftesa që pritësit në vendin e destinacionit ku kërkohet që kjo ftesë të përmbajë kontaktet e pritësit.

Kriteri i tretë është bileta apo rezervimi i biletës për kthim në Shqipëri në momentin e paraqitjes apo të nisjes për të dalë jashtë shtetit. Pika e fundit në katër kriteret e vendosura është ajo e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit. Kjo pikë ndonëse e papërcaktuar në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sipas një dokumenti zyrtar të ministrisë së Jashtme ka një vlerë konkrete.

“Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli”, thuhet nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë, mësohet se në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit, qytetarit mund t’i kërkohet të ketë me vete shuma deri në 100 euro për çdo ditë qëndrimi në zonën Shengen.

KATËR KRITERET E REJA

Adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë;

 Ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit);

 Biletë rezervimi për kthimin;

 Mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit.

50 euro/ditë qëndrimi në rastet e paraqitjes së rezervimit të hotelit.

100 euro/ditë në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit në kufi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.