Udhëtonte me familjen, vdes në aksident vajza 6-vjeçe. (foto)
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Has ku janë përplasur 2 automjete dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një vajzë 6-vjeçare.
Mësohet se janë përplasur dy makina tip “Volkswagen Golf”, një me targa të Kosovës dhe një tjetër me targa shqiptare.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
“Në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë. Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe”, njoftoi Policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



