E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UEFA kontroll te zyrat e FSHF, kërkon dokumentacion për manipulimet e zgjedhjeve në shoqatat rajonale
Lajme

UEFA kontroll te zyrat e FSHF, kërkon dokumentacion për manipulimet e zgjedhjeve në shoqatat rajonale

Manipulimi i zgjedhjeve nëpër shoqatat rajonale ka bërë që UEFA të sjellë mision monitorimi në Tiranë.

Delegacioni i UEFA-s, me mision monitorimin e procesit zgjedhor në Federatën e Futbollit, nisi punën këtë të hënë.

Tre zyrtarët mbërritën nga Zyrihu në zyrat e FSHF-së, ku janë njohur me zhvillimet e fundit dhe kanë kërkuar informacion të imtësishëm për proceset zgjedhore në shoqatat rajonale, të cilat kanë paditur Armand Dukën për manipulime dhe trukim të rezultatit, me qëllim paracaktimin e rezultatit për Armand Dukën.

Në ditët e qëndrimit në Shqipëri, pasi të njihet me të gjitha problematikat, pretendimet e palëve dhe të shqyrtojë dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni monitorues i UEFA-s do të përgatisë një raport të detajuar, i cili do t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, kryeministrit Edi Rama, si edhe FSHF-së.

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës, duke i cilësuar ato të manipuluara.

Gjykata e Tiranës ka njohur asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Në vendimin e saj, Gjykata i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut Veliaj duke njohur manipulimet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.