E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ujë i pijshëm nga një fuçi e ndryshku, pamje shokuese nga Zerqani
Lajme

Ujë i pijshëm nga një fuçi e ndryshku, pamje shokuese nga Zerqani

Ndërsa në konferenca dhe dalje publike flitet për “Shqipërinë evropiane”, investimet strategjike dhe modernizimin e infrastrukturës, realiteti që përballin banorët në disa zona të vendit paraqitet krejt ndryshe.

Një pamje e publikuar nga Zerqani ka ngjallur reagime, pasi tregon atë që pretendohet se përdoret si pikë shpërndarjeje e ujit të pijshëm për banorët e zonës.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për një fuçi metalike të ndryshkur, të vendosur mes ferrave dhe shkurreve, nga e cila dalin dhjetëra tuba plastikë të zinj që shpërndajnë ujin drejt banesave.

Pamjet tregojnë se struktura është e improvizuar, pa rrethim mbrojtës dhe pa kushte të dukshme higjieno-sanitare, ndërsa mbetet plotësisht e ekspozuar ndaj ndotjes dhe faktorëve të jashtëm.

Denoncuesit e konsiderojnë këtë një kontrast të fortë mes premtimeve për investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kushteve reale me të cilat përballen banorët e zonave rurale, duke ngritur pikëpyetje mbi standardet e furnizimit me ujë të pijshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.