E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukraina godet bazën ushtarake ruse në rajonin e Luhanskut, vriten 200 persona të forcave ajrore
Publik News

Ukraina godet bazën ushtarake ruse në rajonin e Luhanskut, vriten 200 persona të forcave ajrore

Ukraina ka vrarë 200 ushtarë rusë të forcave ajrore në një sulm me raketa në bazën e tyre në rajonin e pushtuar të Luhansk, ka pohuar një udhëheqës lokal.  

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, pretendoi se ushtarët rusë u vranë në një sulm ukrainas në selinë e tyre në qytetin Kadiivka, në Ukrainën lindore, mbrëmë.

Imazhet e shpërndara nga Gaidai duket se tregojnë mbetjet e dëmtuara të një hoteli që ishte përdorur si bazë nga ushtarët rusë në Kadiivka.

Gaidai pohoi në Twitter: “Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën bazat në Kadiiva, rreth 200 ushtare rusë u vranë”.

Ai shtoi në Facebook: “Në Kadiivka të pushtuar përkohësisht, në rajonin e Luhansk, ushtarët ukrainas shkatërruan bazën e rusëve. Eliminohen 200 trupa ushtarake ajrore të Federatës Ruse.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.