Ukrainasit vrasin gjeneralin rus në sulmin me raketë
Një gjeneral i lartë rus, Gjenerali lejtnant Oleg Tsokov, mbeti i vrarë gjatë një sulmi me raketë në Berdyansk të Ukrainës, sipas raportimit të BBC-së. Sulmi ndodhi në një hotel ku strehoheshin komandantët ushtarakë rusë. Edhe pse Ministria e Mbrojtjes ruse nuk e ka konfirmuar ende lajmin, mediat ruse po e raportojnë gjërësisht ngjarjen. Prezantuesja ruse, Olga Skabeyeva, njoftoi se gjenerali u vra me një raketë britanike të njohur si “Storm Shadow”. Tsokov ishte kthyer në Ukrainë pasi kishte pësuar plagë të rënda gjatë konfliktit dhe ishte goditur më herët në shtatorin e vitit të kaluar në zonën e Svatoves. Ka informacione se hoteli që u sulmua me raketë nga ukrainasit është rrafshuar plotësisht. Qeveria britanike ka dhuruar numër raketash “Storm Shadow” në Ukrainë, të cilat kanë një rreze prej 240 kilometrash dhe janë shumë më precize se raketat e mëparshme të përdorura nga Kievi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



