E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukrainë/2 të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmet ruse në Donetsk
Bota

Ukrainë/2 të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmet ruse në Donetsk

Të paktën dy person kanë humbur jetën nga sulmet ruse në Doneskt dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, tha se një bombardim në Kramatorsk ka lënë dy persona të vdekur dhe tetë të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Trupat ruse shënjestruan parkun Bernatsky Garden të qytetit me municione thërrmuese, tha Kyrylenko.

Dhjetëra banesa dhe disa makina raportohet se u dëmtuan në sulm. Ndërkohë, një bombardim rus i Kostyantynivka ka lënë gjashtë persona të plagosur.

Sipas Kyrylenko, pushtuesit rusë gjithashtu “gjuajtën disa breshëri me municione thërrmuese” në qytetin që shtrihet vetëm në juglindje të Kramatorsk.

Një shkollë u dëmtua në sulm, si dhe 10 shtëpi private, nëntë ndërtesa të larta, disa makina private dhe garazhe dhe një dyqan për fëmijë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.