E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukrainë, raportohet për 4 të vrarë pas sulmit rus në Lviv
Bota

Ukrainë, raportohet për 4 të vrarë pas sulmit rus në Lviv

Të paktën katër persona raportohet se janë vrarë pas një sulmi me raketë të kryer nga Rusia në qytetin ukrainas të Lvivit. Mediat e huaja raportojnë se ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e një ndërtese banimi për të mbijetuar dhe viktima të tjera, thanë autoritetet. Në këtë sulm, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës janë plagosur edhe nëntë persona. Në njoftim u tha se sulmi me raketë ka shkatërruar dy katet e sipërme të një ndërtese banimi.

Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, tha se rreth 60 banesa dhe 50 makina në zonën ku u krye sulmi janë dëmtuar.
Përmes një video-mesazhi, Sadovyi tha se ky ishte sulmi më i madh ndaj infrastrukturës civile në Lviv, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha përmes Telegramit se “fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Patjetër që do të ketë një përgjigje për armikun. Do të jetë një përgjigje e qartë”.

Zelensky po ashtu ka publikuar pamje me dronë të dëmeve të shkaktuara nga ky sulm. Qindra mijëra ukrainas, që janë larguar nga shtëpitë e tyre nga zonat në lindje dhe pjesë të tjera të shtetit, janë strehuar në Lviv. Lviv gjendet në perëndim të Ukrainës, rreth 70 kilometra larg kufirit me Poloninë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.