E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulet numri i studentëve në universitete, shumë degë pa asnjë student të regjistruar
Lajme

Ulet numri i studentëve në universitete, shumë degë pa asnjë student të regjistruar

Gjatë këtij raundi ka patur 19 612 aplikime, por krahasuar me vite më parë numri është ulur dhe shumë degë rrezikojnë të mbyllen.

Në universitetin e Korçës, Elbasanit, Gjirokastrës, Durrësit dhe Vlorës ka degë që mund të mos hapen fare këtë vit.

Ndërsa në univestitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës këtë vit ka më pak studentë, por në fund të regjistrimeve do zbulohet se a do ketë mbyllje degësh.

Deri më tani, në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit janë mbyllur tre degë dhe numri i studentëve në degët e tjera është shumë i ulët.

Ndërkohë që në universitetin e Korçës, “Fan S Noli” gjashtë degë janë në rrezik, pasi vetëm nga një student është regjistruar.

Nga ana tjetër, në Durrës te universiteti “Aleksandën Moisiu” degët e historisë dhe filozofisë rrezikohen të mbyllen pasi deri më tani nuk ka regjistrime.

Ndërsa në universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” interesi i studentëve është ulur shumë këtë vit dhe kjo vihet re te aplikimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.