‘Ultimatumi’ i Ambasadores amerikane: KED të dërgojë këtë javë në Kuvend listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese!
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, kërkon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të mblidhet këtë javë dhe t’i dërgojë Kuvendit e Presidencës listën me emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Kim, nuk ka asnjë “arsye praktike” që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri në 31 dhjetor 2020.
“KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë funksionale deri më 12/31. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë”, shkruan Yuri Kim, ambasadore e SHBA në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



