E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushqime ‘luksi’, Arlinda Pogaj tender 520 mijë € për qentë e policisë
Lajme

Ushqime ‘luksi’, Arlinda Pogaj tender 520 mijë € për qentë e policisë

Ushqim ‘luksi’ për qentë e policisë

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) është shndërruar gradualisht në një nga hallkat më të fuqishme financiare të shtetit. Prej vitesh ky institucion ka marrë në dorë procese që më parë ndaheshin mes ministrive dhe agjencive të ndryshme, ndërsa sot pothuajse çdo prokurim i rëndësishëm kalon përmes një zyre të vetme.

Edhe pse kryeministri ka paralajmëruar se “inteligjenca artificiale do të marrë përsipër tenderat”, në praktikë OBP vijon të jetë truri i të gjithë sistemit të prokurimeve, ndërsa në krye të tij qëndron drejtuesja Arlinda Pogaj, personi që javë pas jave firmos miliona euro në procedura të çdo natyre, ushqime, uniforma, medikamente, pajisje apo furnizime të tjera të institucioneve.

Pothuajse çdo ministër, drejtor apo njësi vartëse është “e detyruar” të presë “me ankth” vendimmarrjen e OBP-së, pasi nga firma e Pogajt varet kush shpallet fitues. Jo rrallë, drejtuesja e OBP-së është shfaqur edhe me deklarata publike duke pretenduar kursime të mëdha për buxhetin. Por, kur fondet janë të dimensioneve disa-milionëshe, edhe “kursimet” shpesh rezultojnë thjesht lojë fjalësh.

E tillë është edhe një procedurë që ka ngritur shumë pikëpyetje brenda vetë institucioneve ligjzbatuese, tenderi për blerjen e ushqimit të qenve të Policisë së Shtetit.

OBP ka hapur një tender me objekt “blerje ushqim koncentrat për qen dhe këlyshë” për Institutin e Përgatitjes së Qenve të Policisë. Deri këtu, gjithçka normale, çdo njësi operacionale ka nevojë për kafshë të trajnuara dhe mirëushqyera.

Por problemi qëndron te vlera e fondit limit: 51,249,800 lekë, ose rreth 520 mijë euro.

Faksimile: Tenderi që ka hapur Operatori i Blerjeve të Përqendruara për të blerë ushqim kafshësh

Nga këtu lind pyetja kryesore:

Sa qen ka realisht Policia e Shtetit dhe për sa kohë parashikohet ky furnizim?

Në disa raste të fundit të kërkimeve për persona të humbur apo operacione anti-drogë, forcat shqiptare janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga jashtë, si në rastin e 6 viteve më parë kur Shqipëria u godit nga tërmeti tragjik i nëntorit.

Nëse qëllimi është modernizimi i njësisë së qenve të Policisë, atëherë mendojmë se duhet transparencë:

– Sa kafshë do të trajnohen?

– Sa prej tyre janë aktualisht aktivë?

– Çfarë lloj ushqimi do të blihet dhe me çfarë çmimi për njësi?

– Cili është krahasimi me vite të mëparshme?

Në mungesë të këtyre të dhënave, tenderi prej më shumë se gjysmë milioni eurosh ngre dyshime serioze për fryrje të kostove dhe mungesë proporcionaliteti mes nevojës reale dhe fondit të përcaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.