E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushtarët shqiptarë u jepnin urdhra ushtarëve grekë/ Çështja mbërrin në Parlamentin helen
Publik News

Ushtarët shqiptarë u jepnin urdhra ushtarëve grekë/ Çështja mbërrin në Parlamentin helen

Kreu i Partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos, i është drejtuar me një kërkesë ministri të Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopoulos, i cili ka theksuar se do të merren masa disiplinore.

“Dy ushtarët në detyrë ishin drejtpërdrejt përgjegjës (për incidentin). Ndaj tyre do të merren ndëshkimet e duhura disiplinore”-shkruan ministri midis të tjerash.

Më 25 janar të këtij viti, Velopoulos iu drejtua me kërkesë me temë “Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë”.

Velopoulos iu referua botimeve në internet të 15 Janarit 2021, në lidhje me një video që u publikua në mediat sociale me titullin, e cila mobilizoi oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Videoja tregon dy të rinj, të cilët flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe në kamera. Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grekë të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim. Mediat greke e cilësuan si skandal rastin. Në Greqi, janë mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.