E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ushtria e Serbisë në gatishmëri luftarake”, ja çfarë lajmërojnë mediat serbe
Bota

“Ushtria e Serbisë në gatishmëri luftarake”, ja çfarë lajmërojnë mediat serbe

Mediat serbe raportojnë se Ushtria e Serbisë ka ngritur gatishmërinë luftarake në të gjithë territorin e saj, për shkak të, siç thuhet, tensioneve në Kosovë.

Pasi takimit të së shtunës, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, gazeta  serbe “Novosti”, shkruan se “organet e  sigurisë në Serbi kanë rritur aktivitetet e tyre për të parandaluar planet e autoriteteve në Prishtinë që të shkaktojnë trazira në Kosovë, por edhe veprimtarinë e qarqeve të caktuara në Serbi, të cilat me lajme të rreme po shkaktojnë shqetësim në mesin e popullatës serbe në veri të Kosovës dhe në jug të Ibrit”, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtën kohë,  duke cituar “burime të mirë-informuara”, gazeta serbe shkruan se “kreu shtetëror serb po shqyrton masat që do të ndërmerren për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit dhe refuzimit tash e pesë vite të shqiptarëve për të krijuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”.

Gazeta shkruan se “Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë u mblodh të shtunën paradite për gati dy orë, kurse konsultimet erdhën për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe informatave nga shërbimet e zbulimit, sipas të cilave shqiptarët po planifikonin të ndërhynin në veri të Kosovës,  si pasojë e paralajmërimeve të rreme se serbët në mënyrë të njëanshme do të shpallnin formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.