E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ushtria është në festë”/ Ja reagimi i presidentit Zelensky pas triumfit të Ukrainës ndaj Skocisë Jun
Lajme

“Ushtria është në festë”/ Ja reagimi i presidentit Zelensky pas triumfit të Ukrainës ndaj Skocisë Jun

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Zelenski i cili ka falënderuar lojtarët e kombëtares së tij për emocionet e bukura, ai thotë se e gjithë ushtria e populli i tyre është gëzuar.

1

“Ka momente kur shumë fjalë nuk nevojiten! Vetëm pak krenari! Thjesht për të thënë faleminderit djema! Dy orë lumturi nga të cilat jemi të varur. Ata u ngritën në këmbë. Ne kemi fituar. Sepse jemi ukrainasit! Gëzim për ushtrinë tonë, për të gjithë vendin tonë. Të gjithë jemi në luftë, secili në frontin tonë, pikërisht për këtë. Për flamurin tonë të verdhë-blu, për stemën tonë në zemër, për “Ukrainën e pa vdekur ende…” që nuk do të heshtë. Ne luftojmë, luftojmë, qëndrojmë, fitojmë. Sepse jemi ukrainas”, shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.