E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushtria shkon në ndihmë të forcave zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit
Publik News

Ushtria shkon në ndihmë të forcave zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit

Forcat e armatosura kanë dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrjet në  magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”, ku po vijon të dalë tym nga zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme.

Forcat zjarrfikëse i kërkuan ndihmë ushtrisë dhe prej orës 16:30 i janë bashkuar kërkimit për rojen e sigurisë Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar në magazinë pas rënies së zjarrit dhe vënies në kontroll të situatës.

Kujtojmë se 33 vjeçari u fut në magazinë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri që kishte rënë, por mbeti i bllokuar brenda dhe prej mbrëmnjes së djeshmë ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.