E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushtria zbarkon në terren,për qytetarët të pabindur ndaj masave të koronavirus
Publik News

Ushtria zbarkon në terren,për qytetarët të pabindur ndaj masave të koronavirus

Forcat e ushtrisë kanë zbarkuar në terren pasditen e sotme për të monitoruar qytetarët të cilët nuk u binden masave të vendosura nga qeveria kundër përhapjes së koronavirus që deri më tani ka shënuar 70 të infektuar dhe 2 viktima në vendin tonë.

Kujtojmë se fashat orare kur mund të lëvizin qytetarët janë në orën 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00. Të gjithë ata që nuk respektojnë këto orare dhe që lëvizin më shumë se dy persona në një distancë të afërt do të ndëshkohen me gjoba.

Ndërkaq bëjmë me dije se prej ditësh është ndaluar dhe qarkullimi i makinave, përjashtuar ata që marrin autorizim. Gjobat dhe penalitetet gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta pasi jo të gjithë respektojnë thirrjet për të qëndruar të izoluar në shtëpi në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejshme e Covid-19  që po pushton botën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.