E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e Ardian Nikulajt poston pamjet prekëse të të atit: Fluturo lart ëngjëlli im i bukur, do na mungosh!
Lajme

Vajza e Ardian Nikulajt poston pamjet prekëse të të atit: Fluturo lart ëngjëlli im i bukur, do na mungosh!

Mesditën e 19 prillit kur sapo ishte ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin, u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj. Ky i fundit biznesmen dhe pjesë e politikës, u vra nga një person i paidentifikuar që mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Nikulaj rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes.

Ndërkohë vajza e Nikulajt ka publikuar një video prekëse të të atit. Gleida Nikulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga 50-vjetori i lindjes së të atit, aty ku Nikulaj shihet me tortën përpara i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij.

Videon e bija e ka shoqëruar me këngën “See you again”, ndërsa i ka bërë edhe një dedikim të shkurtër: Fluturo lart ëngjëlli im i bukur, do na mungosh bab’!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.