E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare
Lajme

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare

Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Vendimi është dekretuar nga Presidenti i Republikës, duke i hapur rrugë zyrtarisht procedurës për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare të Deborah Beqajt.

Zhvillimi vjen në një moment kur emri i familjes Beqaj vijon të jetë në vëmendjen e drejtësisë. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të një çështjeje të hetuar nga autoritetet.

Heqja dorë nga shtetësia është një procedurë që kërkon miratimin përkatës të autoriteteve shqiptare dhe në rastin e Deborah Beqajt është formalizuar përmes dekretit presidencial.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.