E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e tij në krye të Vetingut, babai firmos për prishjen e Teatrit Kombëtar
Lajme

Vajza e tij në krye të Vetingut, babai firmos për prishjen e Teatrit Kombëtar

54 artistë firmosën sot një peticion drejtuar presidentit Meta, ku kërkonin atij prishjen e godinës së Teatrit kombëtar dhe hapjen rrugë të ndërtimit të një godine të re.

Në mesin e personave që kanë firmosur këtë peticion është dhe emri i regjisorit Leka Bungo, që prej disa kohësh është vendosur në SHBA.

Mbiemri Bungo është ndeshur shumë së fundi duke ditur se vajza e Lekës, Genta Tafa Bungo është pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kryen kontrollin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Edhe pse babë e bij janë tërësisht të lirë të ushtrojnë profesionet e tyre në Shqipërinë tonë të vogël, lidhja bëhet shumë shpejt. Një baba që kërkon shembjen e Teatrit dhe një vajzë, që edhe pse e akuzuar për korrupsion nga studentët gjendet në majat e kontrollit të drejtësisë.

Leka Bungo pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri. FAXWEB.AL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.