E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza qëlloi veten me armë në banesë, arrestohet babai i 20-vjeçares
Publik News

Vajza qëlloi veten me armë në banesë, arrestohet babai i 20-vjeçares

Nje dite pas nje vajze 20-vjecare nga Kavaja qelloi veten me arme zjarri, teksa ishte ne banese, policia ka vene ne pranga babain e saj.

Sipas policise se Tiranes, shtetasi P.K.,60 vjeç eshte arrestuar i akuzuar për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit.

NJOFTIMI 

-Shërbimet e Komisariatit të Polciisë Kavajë pas njoftimit të marrë se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetësja B.K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, i përbërë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit P.K.,60 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.