E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Valverde flet pas ‘El Clasicos’: Është normale që kemi vuajtur!
Publik News

Valverde flet pas ‘El Clasicos’: Është normale që kemi vuajtur!

Ernesto Valverde ka folur pas “El Clasicos” kundër Realit e cila përfundoi në barazim pa gola.

Në një deklaratë për mediat, trajneri i Barcelonës, vlerësoi paraqitjen e kundërshtarit madje theksoi që rezultati ishte i drejtë.

“Është normale që kemi vuajtur, Real Madrid është një skuadër e madhe”, ka thënë Valverde.

“Gjëja më normale është se Real Madridi luftoi deri në fund dhe nuk qëndroi i tërhequr në mbrojtje. Kjo na shkaktoi probleme”.

“Ata zhvilluan një presion të lartë në zonën tonë, por ne krijuam lojën tonë dhe dolëm disa herë, por nuk arritëm të shënonim. Ishte rezultat i drejtë”, ka shtuar më tej trajneri i katalunasëve.

Barcelona në javën e ardhshme do të takohet me Alavesin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.