Vangjel Tavo për CNN: Ftesa për rivalin në garë për t’u bërë nënkryetar
Rama më telefonoi dhe më kërkoi të kandidoj për kreun e Bashkisë Himarë!
Teksa zgjedhjet e pjesshme për kreun e Bashkisë Himarë po afrojnë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo në një intervistë për CNN Greece ka dhënë mesazhin: “zgjidhje dhe jo kriza”.

Vangjel Tavo dha dorëheqjen nga posti i prefektit të Vlorës për të kandiduar në zgjedhjet e 4 Gushtit, ndërsa në intervistën për CNN u shpreh se vendimi i tij edhe pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.
“Mmë telefonoi kryeministri dhe më kërkoi të kandidoj për kryetar të Bashkisë Himarë si një person që ka një përvojë të gjatë në politikë, në menaxhim”.
Vangel Tavo, i cili ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pohoi për CNN Greece se ishte një nga kritikët më të fortë të politikës së Edi Ramës.
“Për 14 vjet nuk jemi marrë vesh politikisht me Edi Ramën. Unë kam qenë një nga kundërshtarët më të fuqishëm dhe më të ashpër të Ramës, ndaj ai nuk më ftoi si bashkëpunëtor. Ai më ftoi vetëm që të zgjidhja disa çështje sepse, me sa kuptoj, ekziston edhe vullneti i tij për t’i zgjidhur këto probleme që të mos jenë më pengesë për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve”.
Kandidati i PS-së ka folur edhe për rivalin e tij në garë, Petro Gjikuria, për të cilin u shpreh se nëse humbet zgjedhjet të bëjë aleancë me të.
“Do të doja shumë të thoshte që do të qëndrojë këtu sepse do t’i ofroja të bëhej pjesë e stafit tim pas zgjedhjeve dhe pse jo të bëhej nënkryetar i Bashkisë së Himarës. Shpresoj të pranojë dhe të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës, këtë e them publikisht. Pres përgjigjen e tij”.
Banorët e Himarës janë ankuar herë pas here sesi qeveria shqiptare kërkon t’u sekuestrojë pronat e tyre, shkruan CNN dhe Vangjel Tavo argumenton se ky është një problem që nuk zgjidhet prej 34 vitesh, duke nënvizuar se: “kaluan qeveritë, ndryshuan qeveritë, deputetët thanë gënjeshtrat e tyre dhe më në fund problemi filloi të zgjidhej kur unë u emërova prefekt qarku në Vlorë, kur filluam të japim tapitë dhe nuk kemi dhënë pak.”
Nëse zgjidheni, si mendoni se do të funksiononi si urë lidhëse për të parandaluar acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë?
Para së gjithash, unë jam grek dhe të gjithë e dinë. Kam qenë deputet grek në Kuvendin e Shqipërisë. Unë jam një person me një karrierë politike në të cilën jam përpjekur dhe kam kontribuar në zgjidhjen e problemeve. Gjithmonë kam kontribuar në zgjidhjen e çështjeve që më parë mund të krijonin probleme dhe kriza në zonën time, si edhe nuk i kam lejuar kurrë.
Unë kam kontribuar për zgjidhjen me tone të ulëta sepse besoj shumë në bashkëpunim. Besoj se nuk ka problem që nuk ka zgjidhje nëse ka vullnet për ta zgjidhur atë problem dhe kështu kam punuar në karrierën e tij politike. Kjo është arsyeja që besoj se edhe këtu në Himarë do të mund të zgjidhim shumë probleme që shqetësojnë banorët në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe se nuk do të ketë më asgjë që mund të krijojë problem në marrëdhëniet e dy vendeve. Besoj se për shkak të marrëdhënieve të mira do të përfitojë edhe minoriteti etnik grek i Shqipërisë.
Ne nuk duhet të vazhdojmë ta shqetësojmë atdheun tonë Greqinë për asnjë problem, sepse ne grekët e zgjedhur që jemi këtu duke insistuar që qeveria shqiptare të zgjidhë problemet tona. Atë që kam bërë në Dropull, do ta bëj në Himarë dhe jam i sigurt se do t’ia dalim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



