E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Kryeministër qesharak! Alarmove brukselin për mashtrimin e Griseldës, hesht për tragjedinë e Xhiselës
Lajme

Vasili: Kryeministër qesharak! Alarmove brukselin për mashtrimin e Griseldës, hesht për tragjedinë e Xhiselës

Krye nuk lë broçkull pa thënë për mure që lyhen e për hale zyrash që zbukurohen, por asnjë fjalë për tragjedinë e Xhesilës’, kështu e ka komentuar heshtjen e kryeministrit Rama për këtë skandal, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama i cili alarmoi Brukselin për mashtrimin e Griseldës, hesht për ngjarjen e dhimbshme të Xhisielës.

Ja çfarë shkruan Vasili:

Kryeministri llapi deri ne Bruksel per mashtrimin e Griseldes dhe memec per tragjedine e Xhisieles.

Kryeministri yne eshte llafazani me monumental i ketij vendi.

Nuk le broçkull pa thene per mure qe lyhen,per hale’ zyrash qe zbukurohen,per teatro qe prishen,per palma,qe thahen.

Por kryeministri eshte po aq monumental edhe si memec.

Nuk flet hic per vajza te varfera qe dhunohen,rrihen dhe goditen nga djemte e deputeteve te rilindjes,per drogen qe mbyti shkollat dhe shkaterroi rinine,per qindra mijra shqiptare qe ikin nga ky vend.

Ky hipokrit qe mbushi qeverine me gra sepse medemek i respektonte shume ato s’gjen fjale per vajzen e gjore qe ja dhunuan te tijte.

As batalioni i grave ne qeveri s’guxon te thote nje fjale per vajzen e dhunuar,ç’neveri per keto gra.

As grate deputete te rilindjes ne parlament turperisht s’guxojne te flasin,se po folen perjashtimi i pret.

Ky kryeminister se bashku me guaket e bashkise vune kujen e u bene gazi i botes deri ne Bruksel per barren imagjinare te Griseldes.

Memeclleku eshte peshtirosje ndersa llafazanlleku neveri ,ky eshte me pak se hiç se i ka te dyja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.