Vasili: Rama dhunoi Kushtetutën për oligarkët, tani ka surrat e flet për Presidentin
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar kundër kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ky i fundit ka dhunuar Kushtetutën.
Vasili shkruan në një postim në mediat sociale se Rama shkeli nenin 155 të Kushtetutës, por sipas tij tani flet për Presidentin.
“Ky kryeminister eshte rasti i zi kur padija,ligesija dhe babezija behen bashke.Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit,u vetpropozua per minister si budalla qe eshte, dhe na trembi shume kur tha se do te padiste Presidentin me qe nuk i dekretoi nje farë Gent Caka”, shton mw tej deputeti i LSI.
POSTIMI I PLOTË
Edi Rama dhunoi kushtetuten,nenin 155, per oligarket, tani ka surrat e flet per Presidentin.
Edi Rama ky zorre qorre e oligarkeve,u pergjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% ne 8 %.
Per kete dhunoi kushtetuten,pikerisht nenin 155 te saj,kur i dha ligjit fuqi prapavepruese.
Ja cfare thote kushtetuta:
Neni 155
“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.
Per hir te pazarit te madh te bere me pare me oligarket,,ata vete i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli kushtetuten si asnje kryeminister tjeter, kurre ndonjehere me pare ne pluralizmin shqiptar.
Ky kryeminister eshte rasti i zi kur padija,ligesija dhe babezija behen bashke.
Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit,u vetpropozua per minister si budalla qe eshte, dhe na trembi shume kur tha se do te padiste Presidentin me qe nuk i dekretoi nje farë Gent Caka.
Po perse do ta padiste?
Sepse Presidenti e zbatoi kushtetuten pike per pike dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkeve.
Sepse Presidenti legenave te propozuar per minister,qe s’njohin ligj e atdhe,ne zbatim te kushtetutes u tha: Stop.
Sepse dhunuesve ordinere te kushtetutes si Edi Rama u tregoi se kushtetuta eshte e e para dhe e paprekshme.
Ky kryeminister eshte edhe dhunues i kushtetutes,edhe argat i oligarkeve ,edhe i semure psiqik.
Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, qe te mbyllet edhe ne burg edhe ne psikiatri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



