E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili :Rama nuk thotë asnjë fjalë kur Shqipëria është në hall, del 10 herë në ditë për Portin e Durrësit
Lajme

Vasili :Rama nuk thotë asnjë fjalë kur Shqipëria është në hall, del 10 herë në ditë për Portin e Durrësit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ndarë foto nga dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në disa qytete të vendit.

Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë teksa i gjithë vendi është në darën e përmbytjeve, teksa nuk ndalon së foluri për Portin e Durrësit.

“O KM ja ku i ke Fotot e qyteteve nen uje dil e fol, apo po pret te dale dielli e te fillosh hartimet idiote me beteja e me armiq!”, shkruan Vasili.

Statusi i Petrit Vasilit

Edi Rama per permbytjet memec, per Portin e Durresit llafazan!!

Asnje fjale nga ky medemek kryeministri i Shqiperise nderkohe qe gjithe vendi eshte ne daren e permbytjeve.

Ky llafazani i palodhur qe flet dhjete here ne dite per Portin e Durresit per permbytjet hiç fjale.

Sot duan ndihme shqiptaret por kryeminister nuk kane.

Kryeministri eshte ne kembe vetem kur behet fjale per grabitje te medha si Porti i Durresit etj afera pa fund.

Edi Rama dil e fol se sot eshte Shqiperia ne hall.

Po nuk ke faj per ty hall eshte vetem Porti i Durresit se paradhenia te merr me qafe!

O KM ja ku i ke Fotot e qyteteve nen uje dil e fol, apo po pret te dale dielli e te fillosh hartimet idiote me beteja e me armiq!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.