Vazhdon saga e kontrnierëve me banane disa prej tyre zhduken në Durrës
Prej njoftimeve bëhet me dije 11 janë lënë në gjendje të lirë. Ndërsa për 9 prej të arrestuarve është dhënë masa “Arrest me burg nga 20 totali i të arrestuarëve. Aktualisht nuk ka prova lidhur me çështjen në fjalë po ashtu nga rishikumi i kamerave të sigurisë asnjë punonjës nuk rezulton i implikuar.
Kontejneri me banane “Bana King”, ka mbërritur nga Ekuadori në portin e Durrësit në datën 8 Korrik 2022. Ndërsa vetëm ditën e djeshme, punonjësit portualë kanë konstatuar se kontejnerit i mungonin plumbçet e sigurisë.
Nuk dihet me saktësi nëse kontejnerit i janë hequr plumbçet në Durrës apo në ndonjë port tjetër. Por tashmë ajo që dihet është fakti se nga kontejneri janë hequr plot 49 kuti me banane.
Pikërisht në këto kuti, dyshohet se ka pasur pako me kokainë, ndaj dhe janë hequr dhe larguar nga kontejneri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



