E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e kamarierit/ Në vitin 2021, pronari i lokalit u qëllua me 20 plumba
Lajme

Vdekja e kamarierit/ Në vitin 2021, pronari i lokalit u qëllua me 20 plumba

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të 26 gushtit të Sarandë. Një 17-vjeçar, i cili punonte si ndihmëskamarier në ‘Club Orange’ në Sarandë ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pasi kavoja e ashensorit është këputur duke e zënë poshtë.

Sipas policisë, kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur duke zënë poshtë Antonio Delilaj 17 vjeç, ndihmës/kamarier në këtë lokal. Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushin, pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit. Ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit, Spiro Iljadhi dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi, pronar i një prej klubeve më të njohura të natës në Sarandë, mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Çaushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. 

Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të çastit.

Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar “Bar Orange” në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’. “Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.