E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e punonjësit 54-vjeçar, vjen reagimi nga Bashkia Durrës
Lajme

Vdekja e punonjësit 54-vjeçar, vjen reagimi nga Bashkia Durrës

Bashkia Durrës informon lidhur me rastin e ndarjes nga jeta të punonjësit të Ndërmarrjes Komunale Plazh, Astrit Hysenaj, duke sqaruar kronologjinë e fundit të lëvizjeve të tij gjatë ditës së ngjarjes.

Sipas Bashkisë, Astrit Hysenaj është paraqitur normalisht në vendin e punës më 6 janar 2026, rreth orës 06:00, ku ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, moment në të cilin është larguar nga ambientet e punës.

Më tej, bëhet me dije se rreth orës 16:00, familjarët e tij kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh, pasi Hysenaj nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna në orën 10:30.

Pas këtij komunikimi, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tij.

Reagimi i plotë:

Bashkia Durrës informon se punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, z. Astrit Hysenaj, më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës.

Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30. Më pas, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.